Qindra qytetarë të Deçanit në Kosovë mbrëmjen e djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit nga uji i pijshëm.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një prononcim për mediat kosovare ai ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë.
Ndërkohë së fundmi kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për rastin e dyshimit të helmimit nga uji i pijshëm në Deçan duke thënë se ende nuk dihen arsyet e helmimit.
Ai tregoi se Shtabi Emergjent ka mbajtur takim dhe është vendosur që në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të ndërpritet rrjeti i ujësjellësit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti. Po ashtu theksoi se stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon në ndihmë të qytetarëve.
“Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merrni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile”, shkroi Ramosaj.
Ndërkaq, Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë. Ai shtoi se fillimisht kanë menduar se kjo është si pasojë e temperaturave të larta. Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, diarre, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë. e.l/abcnews.al/