Rrengu i zakonshëm, hedhin fishekzjarrë për të lënë pa gjumë Italinë

schedule16:19 - 11 Korrik, 2021

schedule 16:19 - 11 Korrik, 2021

Italia është gati për finalen me Anglinë, por anglezët janë munduar t’ua bëjnë jetën të vështirë me sjelljen e tyre mbrëmjen para ndeshjes.

Sky Sport Italia raporton që tifozët kanë ndezur fishekzjarrë pranë qendrës stërvitore të Tottenham, ku edhe kombëtarja italiane është akomoduar dhe ka kaluar natën.

Synimi ka qenë që të shqetësojnë futbollistët e Italisë e t’i linin pa gjumë. Sigurisht nuk është se ia kanë dalë, sikurse edhe kanë gabuar edhe me ngjyrat e fishekzjarrëve, kuqe dhe jeshile, ngjyra që Italia i ka edhe në flamur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!