Bullgarët po votojnë në zgjedhjet e parakohshme të dielën, pasi që një palë një zgjedhje që u mbajtën në muajin prill prodhuan një parlament të copëzuar, që nuk arriti të formojë një qeveri të qëndrueshme.
Anketat e fundit sugjerojnë se përsëritja e zgjedhjeve mund të prodhojë rezultate të ngjashme, por edhe një rënie të mëtejshme të mbështetjes për partinë GERB të ish kryeministrit, Boyko Borissov, pasi që qeveria aktuale e përkohshme bëri akuzat publike për korrupsion në shkallë të gjerë gjatë qeverisjes së tij.
Bullgaria, anëtare e NATO-s dhe BE-së, është kritikuar në mënyrë të përsëritur për mos trajtimin e korrupsionit dhe për mangësi në sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.
Fushata anti-korrupsion e kundërshtarëve të ish kryeministrit Borissov, mori krahë gjithashtu nga sanksionet që Shtetet e Bashkuara u vunë muajin e kaluar disa zyrtarëve publik bullgarë dhe disa afaristëve për korrupsion.
Tani sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë midis partisë së zotit Borissov që doli e para me 26 për qind në zgjedhjet e prillit dhe rivalit të saj kryesor – partia anti-elitë “Ka Njerëz të Tillë” e udhëhequr nga një drejtues i njohur televiziv, Slavi Trifonov.
Partia Socialiste e opozitës është radhitur në vendin e tretë, e ndjekur nga grupi liberal anti-korrupsion, Bullgaria Demokratike dhe partia etnike turke, MRF.
Aleanca e re e qendrës së majtë Stand Up! Mafia Out !, e cila u shfaq pas protestave anti-qeveritare të vitit të kaluar, parashikohet të kalojë pengesën prej 4% për të hyrë në parlament.
Aleanca e re e qendrës së majtë e njohur me emrin “Stand Up! Mafia Out!”, e cila u shfaq pas protestave anti-qeveritare të vitit të kaluar, parashikohet të kalojë pengesën prej 4% për të hyrë në parlament.
Sipas analistit politik, Dimitar Ganev, ka pak shanse që Borissov të kthehet në detyrë për një mandat të katërt, pavarësisht nëse partia e tij GERB del e para në zgjedhje, meqë shumica e grupeve politike kanë hedhur poshtë idenë e bashkëpunimit me ish-partinë në pushtet./VOA