“A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara?” Ledri Vula ka një përgjigje për të gjithë

schedule22:53 - 10 Korrik, 2021

schedule 22:53 - 10 Korrik, 2021

Ledri  Vula ishte i ftuari special për puntatën e fundit të emisionit “Soiree” me Jonida Shehun i cili ka bërë një rrëfim si asnjëherë më parë.

Duke rikujtuar fillimet e tij dhe për të arritur tek kulmi i suksesit që po përjeton tani, Ledri Vula i ka rrëfyer të gjitha.

Ama sigurisht që një pyetje është rrotulluar edhe për Dafina Zeqirin, i cili shumë kohë më herët ka përjetuar një romancë.

Kjo pyetje ka ardhur nga një fanse që ka shkruajtur në Instagramin e “Soiree”.

A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara”, ishte pyetja të cilën e lexoi Jonida Shehu në emision.

Ndërsa Ledri Vula u përgjigj: “Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të”