Antoine Griezmann është pranë largimit nga Barcelona. Për sulmuesin francez interesohen Manchester City dhe Atletico Madrid.
Footmercato shkruan se kampionët e Anglisë kanë nisur negociatat me agjentin e 30-vjeçarit, të cilin Pep Guardiola e vlerëson shumë.
Nga ana tjetër edhe Atletico Madrid, ekipi ku Griezmann shkëlqeu përpara se të transferohej në “Camp Nou” tek ekipi i Messit.
Kampionët e Spanjës ofrojnë Saul Niguez në shkëmbim. Diego Simeone ka mbetur shumë i lidhur me kampionin e botës, për të cilin është gati të sakrifikojë mesfushorin spanjoll. /abcnews.al