Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtori në Bashkinë e Maliqit humbi jetën pas përmbysjes së një kamioni, arrestohet shoferi

schedule12:01 - 10 Korrik, 2021

schedule 12:01 - 10 Korrik, 2021

Është vënë në pranga ditën e sotme shoferi i kamionit që zuri poshtë drejtorin e Pyjores në Bashkinë e Maliqit, Marsel Nazifi. Bëhet e ditur se  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan  S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, me detyrë shofer pranë një firme.

Dyshohet se 63-vjeçarit i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar. Mjeti ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit Nazifit që ishte pasagjer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!