“Zaman” është një nga hitet shqiptare që ka kaluar kufijtë, pasi po dëgjohen edhe në Greqi apo Turqi. Të ftuar në “Edicionin Veror”, autori dhe DJ i kësaj kënge, Auren Mejdani, violinistet Albana Leka dhe Ines Memisharaj kanë zbuluar se ata janë miq të vjetër me njëri-tjetrin si pasojë ka lindur ky bashkëpunim.
DJ që ka realizuar këngën në total theksoi se frymëzimi për të lindi gjatë karantinës dhe zgjodhën këngëtaren Denisa Gjezo t’i bashkohej artistëve, pasi përmbushte çdo komponent.
“Na mblodhi karantina. Kjo ishte muza e karantinës, sepse çdo person ka kohë të lirë në karantinë. Me thënë të drejtën karantinën e shijuam pak me krijimtarinë”, tha Aureni.
“I shkonte shumë Denisës për hir të së vërtetës me vokalin linja që këndoi. Mund të themi që Denisa është ajo udapt për të kënduar etnohouse”, u shpreh Albana nga ambientet e “Equos Resort”./abcnews.al