John Stones është gati për finalen e Euro 2020. Mbrojtësi anglez, i cili është pjesë e Manchester City në Premier League, analizon takimin ndaj Italisë në konferencën për shtypin. Ai dhe shokët janë të karikuar në maksimumin dhe të dielën do futen në fushë me synimin e vetëm: fitoren.
“Një shans i artë për ne, fakti që finalja do të luhet në Wembley e bën edhe më të veçantë. Duam të fitojmë, duam t’i dhurojmë një gëzim të madh tifozëve tanë, duhet të japim gjithçka. Jemi rritur gjatë turneut, të gjithë lojtarët që kanë zbritur në fushë kanë dhënë gjithçka për kombëtaren.
Ne luajmë për tifozët tanë, të dielën do të japim maksimumin tonë. Çfarë na ka thënë trajneri? Asgjë të veçantë, thjesht na ka kërkuar të qëndrojmë të qetë. Po përjetojmë një ëndërr, duam të falënderojmë edhe tifozët për mbështetjen.
Italia? Luanin më të mbyllur në mbrojtje në të kaluarën. Sot janë shumë solidë, por kanë një rrjedhshmëri në sulm, ata po luajnë një futboll të bukur. Ndaj Spanjës u zhvillua një betejë e madhe. Jemi dy skuadra të shkëlqyera, e meritojmë të jemi në finale. Në fund një koment për penalltinë që solli kualifikimin me Danimarkën: Nuk dua të krijoj polemika, por unë mendoj se ishte vendim korrekt”. /abcnews.al