Kurti takohet me zëvendëspresidentin e KE-së: Prioritet, integrimi i Kosovës drejt BE-së

schedule16:18 - 9 Korrik, 2021

schedule 16:18 - 9 Korrik, 2021

Në ditën e dytë të vizitës në Athinë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar këtë të premte zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

Kurti shprehet se fokus i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe solidariteti në Europën Juglindore.

Gjithashtu Kurti dhe zëvendëspresidenti Schinsa diskutuan për rrugën e Kosovës drejt integrimit Europian.

Nga ana e tij Schinas ka uruar Kurtin për detyrën në krye të qeverisë, duke e siguruar për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!