Frika nga efektet anësore, Kim Jong-un refuzon 2 milionë vaksina AstraZeneca

schedule16:01 - 9 Korrik, 2021

schedule 16:01 - 9 Korrik, 2021

Koreja e Veriut ka refuzuar disa ngarkesa të planifikuara më parë me vaksina të prodhuara nga AstraZeneca për Covid-19. Këto vaksina do të shpërndaheshin në vendin diktatorial nëpërmjet mekanizimit Covax, ndërsa dyshohet se arsye për refuzimin janë bërë efektet anësore të kësaj vaksine.

Covax  kishte njoftuar më herët që në Korenë e Veriut do të shpërndante thuajse 2 milionë doza të AstraZeneca. Ngarkesa e parë pritej t’i dorëzohej vendit nga fundi i marsit por pati vonesa dhe nuk u bë, sipas Koresë së Jugut.

Sipas raportit nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (INSS), i cili është i lidhur me agjencinë e spiunimit të Koresë së Jugut, Pyongyang tashmë po merr në konsideratë opsione të tjera të vaksinës.

Raporti i INSS gjithashtu thotë se Koreja e Veriut nuk është e prirur as ndaj vaksinave kineze për shkak të shqetësimeve se mund të mos jenë aq efektive, por ka treguar interes ndaj dozave të prodhuara në Rusi, me shpresën se do t’i dhuroheshin falas. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!