Alessandro Ahmetaj ka ndryshuar skuadër në Slloveni. Mesfushori shqiptar, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Italisë U16, ka nënshkruar me ND Gorica.
Futbollisti 21-vjeçar në nëntor nënshkroi te Coper në Slloveni, klub që e huazoi mesfushorin te Dekani në ligën e dytë.
Ahmetaj u aktivizua në 7 ndeshje në pjesën e dytë të kampionatit dhe shënoi një gol, ndërkohë që do të luajë sërish në të njëjtën ligë.
Me Gorica objektivi është të marrë minuta të plota dhe të ndihmojë skuadrën e re të rikthehet në elitë. /abcnews.al