Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kontratë 5-vjeçare për Brojën, eksperti i merkatos zbulon planin e Chelsea

schedule12:30 - 9 Korrik, 2021

schedule 12:30 - 9 Korrik, 2021

Armando Broja me shumë mundësi do të qëndroje te Chelsea sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare spikati te Vitesse në Holandë, duke shënuar 10 gola në sezonin e parë si profesionist.

19-vjeçari pritet të jetë opsion për trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel, pasi Oliver Giroud të hënën pritet të zbarkojë te Milani.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Chelsea po punon për të mbyllur marrëveshjen e re me Brojën.



Londinezët do t’i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare sulmuesit nga Malësia e Madhe. Detaje të tjera nuk bëhen të ditura për momentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!