Kili ka lehtësuar masat pasi 73% e banorëve janë vaksinuar kundër Covid. Më shumë se 11 milion qytetarë kanë marrë të dyja dozat e një vaksine kundër Covid, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shëndetësore.
Vendi gjithashtu njoftoi hapjen e shkollave pas mbylljes për shkak të pandemisë që në mars të vitit 2020. Gjithashtu do të rihapen dyqanet të cilat ishin mbyllur prej muajsh. Numri i rasteve të reja, vdekjeve dhe shtrimeve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) kanë shënuar rënie gjatë muajit të kaluar.
Por ora policore dhe kufijtë do të vazhdojnë të mbetën në fuqi. Personat që do të hyjnë në vend do të karantinohen për 5 ditë -një masë e vendosur nga qeveria për të parandaluar përhapjen e variantit Delta.
Kinematë do të rihapen javën tjetër dhe gjithashtu do të lejohen ndeshjet e futbollit me tifozë. s.ba/abcnews.al