Ish kryeministri Nikolla Gruevski shpallet në kërkim. Policia maqedonase nuk e gjeti në shtëpi kur shkoi të ekzekutonte vendimin e gjykatës penale të Shkupit për arrestimin e tij, ndërsa Ministria e brendshme e ka vendosur në seksionin e personave në kërkim në faqen zyrtare. Sipas mediave maqedonase, aksioni i forcave policore nisi pasi gjykata themelore e Shkupit lëshoi një urdhër-arrest për arrestimin e Gruevskit, i cili nuk ishte paraqitur tek autoritetet gjyqësore për t’u transferuar në burgun e Shutkës, për të vuajtur dënimin me 2 vjet burg për çështjen “Tank”. Gruevski u shpall fajtor për shpërdorim të detyrës me blerjen e makinës luksoze qeveritare me vlerë prej 600 mijë euro./abcnews.al
Maqedoni, urdhër-arrest për Nikolla Gruevskin
schedule19:42 - 12 Nëntor, 2018
schedule 19:42 - 12 Nëntor, 2018