VIDEO/ “Gjysmëfinalja”, mbi 1000 policë në terren, arrestohen 35 persona, nën hetim 18 të tjerë

schedule08:52 - 8 Korrik, 2021

schedule 08:52 - 8 Korrik, 2021

Pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për goditjen e veprimtarive kriminale në vend, policia ka zgjedhur ta nisë nga lojërat e fatit.

Mbrëmjen e djeshme teksa luhej gjysmëfinalja e dytë për kampionatin europian Danimarkë-Angli, në terren në të gjithë vendin kanë dalë mbi 1100 policë në 12 qarqe të vendit duke ushtruar kontrolle në 656 ambiente ku dyshohet se ushtrohen lojërat e fatit.

Nga kontrollet e ushtruara janë arrestuar 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.

Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë18 persona, mes të cilëve 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 15 kompjutera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Në operacion kanë marrë pjesë Sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në çdo DVP, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme dhe disa grupe të FNSH-së, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!