Jorginho po kalon formën e jetës. Mbrëmjen e kaluar shënoi penalltinë vendimtare për Italinë. Qetësi e frikshme dhe saktësi perfekte për mesfushorin e Chelsea, i cili do të synojë fitimin e Euro 2020 me Italinë të dielën.
Agjenti i tij u ndal te penalltia ndaj Spanjës, që solli kalimin e kombëtares së Mancinit në finalen e madhe të “Wembley”, që do të zhvillohet më 11 korrik. Përballë Anglia ose Danimarka.
“Ai i gjuan penalltitë në stërvitje pothuajse gjithmonë në të njëjtën mënyrë, tani i është kthyer në mekanike ajo goditje. Është një lëvizje që nuk i lejon portierit të krijojë idenë se ku mund të godasë.
https://streamable.com/1q06gr
Ky sezon ka qenë i mahnitës për Jorginhon, fitoi Champions League me Chelsea dhe ka luajtur shumë mirë. Të dielën mbase fiton edhe Europianin me Italinë“, deklaron Joao Santos për Radio Marte.
Të shumtë janë ata që kanë filluar të përmendin “Topin e Artë”. Nëse ngjitet në majë të kontinentit të dielën, mesfushori italo-brazilian do të kthehej në një kandidaturë serioze për çmimin e madh.
“Topi i Artë? Ku i dihet, Jorgi ka realizuar gjëra të jashtëzakonshme sivjet. Kam folur me të, gjithçka po shkon për mrekulli. E ardhmja? Për momentin nuk lëviz nga Chelsea. Sot kushton rreth 50 milion euro. Nëse vjen ndonjë ofertë… “. /abcnews.al