Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Meta shprehet mes tyre u diskutua për çështje në interes të përbashkët të qytetarëve si edhe për forcimin e marrëdhënieve historike.
“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falënderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen”, shprehet Meta.
/abcnews.al/



