Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbrëmjen e sotme do të flasë për familjen e tij, partinë, karrierën politike, postin në qeveri, sfidat e vendit të tij, avancimin e statusit të shqiptarëve, por edhe marrëdhënien me Presidentin Gjukanovic në një intervistë të gjatë për “ABC” dhënë për analistin Mentor Nazarko, që do të transmetohet në 21:00 në “Log.”.
Raporti me udhëheqësit në Shqipëri dhe Kosovë, çfarë mendon Dritan Abazoviç për Edi Ramën dhe Albin Kurtin, liderët e tjerë, por edhe rolin e Serbisë do të jenë pjesë e bisedës. Për këto dhe shumë çështje të tjera ndiqni sonte në 21:00 intervistën e plotë të Dritan Abazoviç në “ABC”. / Abcnews.al