Selena Gomez na tregon se si të bëjmë një grim plot dritë në këto ditë të nxehta

schedule17:10 - 6 Korrik, 2021

schedule 17:10 - 6 Korrik, 2021

Duket se fjala kyçe për bukurinë për Selena Gomez është “e ndritshme”. Këngëtarja bëri një ndryshim në pamjen e saj me një hije të lehtë bionde në flokë dhe tani, me sa duket, ajo donte të bënte një ndryshim të ndritshëm edhe në make up dhe manikyrin e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, ylli i pop-it ndau një selfie në të cilën pozon me thonjtë jeshilë të ndritshëm dhe hijen e syve korale, e cila përshtatet në mënyrë të përsosur me sezonin dhe temperaturat e larta.

Zgjedhja e manikyrit të saj bie në sy edhe më shumë në lëkurën e saj të nxirë dhe përshtatet në mënyrë të përsosur me zgjedhjen e hijes brenda syve të saj, që të kujton një perëndim dielli tropikal. Pamja e saj e bukurisë u kompletua me një bisht dhe me buzë me shkëlqim./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!