Një shtetas shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në Athinë pas një atentati me armë gjatë mbrëmjes të së shtunës. Ata ndodheshin në një automjet në kohën që ekzekutorët u afruan me dy motoçikleta dhe hapën zjarr me pistoleta. Mediat greke bëjnë me dije se agresorët ishin 4 persona. Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të Athinës. Idenditetet e të plagosurve nuk bëhen me dije. Policia e Athinës ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen./abcnews.al
Greqi, atentat ndaj një shqiptari dhe greku në Athinë
schedule10:17 - 12 Nëntor, 2017
schedule 10:17 - 12 Nëntor, 2017