U arrestua nga RENEA, Fatos Tushe çohet në Policinë e Tiranës, momenti i shoqërimit

schedule13:50 - 6 Korrik, 2021

schedule 13:50 - 6 Korrik, 2021

Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjes i arrestuar ditën e sotme për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje dhe do të mbahet deri në dhënien e masës së sigurisë.

Ai është shoqëruar nga shefi i seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë pa logo policie, sipas protokollit për shoqërimin e zyrtarëve të lartë.

Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë. Abcnews.al mëson se Tushe është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!