Giacomo Vrioini këtë verë ka vendosur të lërë Juventusin dhe ta ndërmarrë një aventurë të re jashtë Italisë. Ai do të jetë pjesë e Bundesligas austriake sezonin e ri.
Juventusi dhe WSG Tirol kanë gjetur akordin për huazimin e sulmuesit të kombëtares sonë në sezonin e ri. Ai është prezantuar sot në klubin e ri dhe konsiderohet afrim i madh për klubin.
Vrioni ishte një nga lojtarët më të mirë të të rinjve të Juventusit. Ai pati mundësinë të debutojë me ekipin e parë. Një frakturë në këmbë e la disa muaj jashtë fushave dhe ndali formën e tij të mirë, teksa tashmë gjithçka nis nga e para te Tirol. /abcnews.al