Ka nisur festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike në ‘Ranën e Hedhun’ në Shëngjin.
Ai ka tërhequr qindra vizitorë dhe më shumë detaje kanë ndarë në emisionin “Edicioni Veror”, dy organizatorët Arlisa dhe Ervini.
“Sapo kemi filluar në fakt, jemi në Shëngjin. Është një lajm shumë i mirë që ka mbajtur koha se kishim frikë. Kështu që patëm shumë fat dhe na ka përkrahu zoti. Është një rikthim në një normalitet të ri, pasi kishte një kohë kaq të gjatë që asgjë nuk ndodhte”, tha Arlisa.
“Është një organizim shumë i madh, ka 500 veta staf”, shtoi Ervini. /abcnews.al