Fufi nga Mamurrasi dhe një gjirokastrit, zbulohen agresorët që bënë për spital avokatin

schedule17:44 - 5 Korrik, 2021

schedule 17:44 - 5 Korrik, 2021

Policia ka identifikuar dhe po punon për arrestimin e tre personave që rrahën avokatin Marjel Mejdi në hyrje të portit të Sarandës.

Gazetarja e “ABC” Silvi Sulaj raporton se autorët janë dy me mbiemër Fufi nga Mamurrasi dhe Aleks Rexha nga Gjirokastra.

Agresorët e zbritën nga makina tip “Benz” dhe e goditën disa herë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup avokatit.

Mesditën e sotme 39-vjeçarit në hyrje të portit në sy të pushuesve i ndalën makinën dhe e nxorën duke e dhunuar. Ai tashmë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pritet dëshmia e avokatit për të zbuluar shkakun e konfliktit që degjeneroi në dhunë./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!