Lokomotiva Zagreb nuk u ndahet shqiptarëve, zyrtarizon yllin e Ballkanit

schedule13:57 - 5 Korrik, 2021

schedule 13:57 - 5 Korrik, 2021

Lokomotiva Zagreb nuk u ndahet shqiptarëve. Kroatët kanë zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e sulmuesit të krahut të majtë, Arbër Hoxha.

20-vjeçari, pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës, ka nënshkruar ditën e sotme me Lokomotiva Zagreb dhe gjithçka është zyrtarizuar.

Autori i 21 golave me Ballkanin në Ipko Superliga e Kosovës tani do të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit, me shpresën që në të ardhmen të bëjë të tjerë hapa të rëndësishëm përpara. /abcnews.al