Kryeministri Edi Rama ka inspektuar paraditen e sotme maternitein e ri të ndërtuar në Sarandë. I shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë vizitoi ambjentet e reja të nënave dhe fëmijëve.
“Një maternitet i ri që ta shohin tërë kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati” – shkruan Rama në facebook.
Një maternitet me kapacitet të dyfishuar që do t’i shërbejë jo vetëm Sarandës, por edhe Konispolit, Finiqit. Ai përmendi sërish rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.
“Do bëjmë edhe rritjen e rrogave për infermnierët, mjekët e gjithë personelin dhe krahasuar me nga u nisëm jemi përpara, krahasuar me ku do shkojmë kemi shumë akoma. Fëmijët rriten avash, jo menjëherë”- u shpreh Rama. /abcnews.al