Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mustafa uron Krasniqin: E kemi pasur rival politik, kam qenë i kënaqur me të si ministër

schedule23:34 - 3 Korrik, 2021

schedule 23:34 - 3 Korrik, 2021

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen kryetar të PDK-së, ndërsa vlerëson punën e tij gjatë kohës kur ishte ministër në qeverinë e tij.

“I uroj z. Krasniqi zgjedhjen për kryetar të PDK-së. Është çështje e interesit të kësaj partie për t’u ballafaquar me sfidat e brendshme sikurse edhe me opozitarizmin” u shpreh Mustafa.

Ai ndër të tjera tha se Memlin e njeh gjatë si veprimtar të PDK-së dhe bartës të pozitave të rëndësishme në parti, kurse mendon se Konventa bëri zgjidhjen që e ka vlerësuar.

“Memlin e njoh gjatë si veprimtar të PDK-së, si bartës të pozitave të rëndësishme në këtë parti, prandaj partia vlerësoj se ka bërë zgjidhjen që e ka vlerësuar”.

Mustafa theksoi se Krasniqin e kishte rival politik, por lëvdon punën e tij gjatë kohës kur ishte ministër në Qeverinë e tij, duke e vlerësuar për punën korrektësinë dhe sjelljen e tij.

“Si LDK, e kemi pasur Memlin rival politik, por ka qenë edhe ministër në Qeverinë që unë e kam drejtuar. Kam qenë i kënaqur me punën, korrektësinë dhe sjelljen e tij karshi shtetit ligjor. I uroj suksese!”, përfundoi Mustafa për lajmi.net.

Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së në Konventën e 10-të të partisë, e cila u mbajt pasi dha dorëheqjen ushtruesi i detyrës nver Hoxhaj, i cili këtë post e mori pasi Kadri Veseli po gjykohet në Hagë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!