Presidenti i Republikës ka shpalluar procedurën e aplikimit për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Vendi bosh për gjyqtarë u krijua nga përfundimi i parakohshëm i mandatit të ish-gjyqtares, Altina Xhoxhaj. Pas 23 vitesh karriere në gjyqësor Xhoxhaj u shkarkua nga Vettingu për mosjustifkim të pasurisë.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ndodhet në kolaps me vetëm dy anëtarë. E vetmja që ka kaluar Vettingun është gjyqtarja Vitore Tusha ndërkohë që kryetari Bashkim Dedja është konfrimuar vetëm në një nga shkallët e organeve të kontrollit të pastërtisë së figurës./abcnews.al