Claudio Ranieri drejtoi Sampdorian në dy vitet e fundit. Trajneri i njohur italian, i cili kreu mrekullinë pesë vite më parë duke fituar Premier League me Leicester City, do të vazhdojë karrierën në Ligue 1.
69-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Lille dhe së shpejti do të zyrtarizohet si tekniku i ri i skuadrës kampione të Francës.
?Cladio Ranieri all terms agreed with OSC Lille?
— h. grimes (@es_grimes) July 3, 2021
Lille i befasoi të gjithë sezonin e kaluar, zhvilloi një sezon fantastik dhe rrëzoi PSG nga froni duke fituar titullin kampion. Tani do të ketë në stol një ekspert si Ranieri. /abcnews.al