Projekti “Gati për Shqipërinë” vijon me prezantimet e aplikantëve që synojnë të kontribuojnë në fusha të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar video-masazhin me aplikantët të cilët kanë bërë prezantimet e tyre dhe fushat ku synojnë të marrin pjesë.
Kryeministri shprehet se ky cikël sesionesh mundëson njohjen dhe eksplorimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit.
“Gati për Shqipërinë – Sesioni i Dhjetë. Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën “Gati për Shqipërinë”. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.
/abcnews.al/


