Andre Silva është zyrtarisht lojtar i RB Leipzig, pasi e kanë blerë portugezin nga Eintracht Frankfurt për shumën e 23 milion eurove.
Gjithsesi kjo nuk është fatura e plotë që gjermanët kanë paguar. 12 milion të tjera janë paguar komisione dhe këst në dorë për transferimin e sulmuesit, i cili përfaqësohet nga menaxheri Jorge Mendes.
? ? ? pic.twitter.com/qlcovkBVhF
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) July 2, 2021
Sezoni i fundit i Andre Silva ishte fantastik, pasi shënoi me Eintracht Frankfurt në kampionat 28 gola. Me RB Leipzig ai ka firmosur për 5 vite. /abcnews.al