Këtë vjeshtë, janë ulur çmimet e banesave, si për blerjen e tyre edhe marrjen me qira. Banka e Shqipërisë e konfirmon këtë në raportin e fundit të saj
Çmimet e banesave kanë shënuar një rënie në treg, sipas Bankës së Shqipërisë. E paralajmëruar më parë, banka e konfirmon këtë në raportin e fundit të saj tremujor.
Në periudhën korrik-shtator, Raporti i Politikës Monetare thekson se rënia vjetore e indeksit për çmimin e banesave ishte 2.8%, krahasuar me gjysmën e parë të vitit, çmimet kanë vijuar të bien sipas vrojtimit të Bankës së Shqipëisë, por me ritme më të ulëta. Në tremujroin e parë rënia ishte 5.9% dhe në tremujorin e dytë mbi 11%.
Muajt e fundit, edhe marrja me qira e një apartamenti, ka gjasa të kushtojë më lirë. Raporti i Bankës vëren se indeksi i qirasë pas një rritje të vazhdueshme për një vit, në tremujorin e fundit korrik-shtator ra mbi 5%. Agjensitë imobiliare vlerësojnë se ka një ofertë të lartë në treg për dhënien e aparatamenteve me qira.
Pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, dhe shtimit të ndërtimeve se fundit, çmimet e pasurive të paluajtshme pritet të vijojnë të rriten ndër vite./abcnews.al