Kukësi ka prezantuar përforcimin e radhës, teksa Tirana zyrtarizon një goditje në mbrojtje. Kreshnik Bahtiri është lojtari më i ri i skuadrës verilindore, që sezonin e ardhshëm ka objektiva të mëdha.
28-vjeçari luan si shkatërrues dhe qendërmesfushor, dhe në pesë sezonet e fundit ka qenë pjesë e Arbërisë në futbollin dardan. Bahtiri ka firmos për sezonin e ardhshëm, me opsionin e rinovimit deri në verën e vitit 2022.
Ndërkohë, Realf Zhivanaj është goditja e Tiranës në merkato. 23-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe më parë është aktivizuar me skuadra si Kastrioti, Tërbuni i Pukës dhe Vora. Ai ka firmosur kontratë 2-vjeçare me bardheblutë. /abcnews.al