Vijon akoma procesi i rindërtimit në të gjithë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Thumana është një ndër zonat që banorët presin me padurim mbylljen e rindërtimit për ti dhënë fund vuajtjes së shkaktuar nga prishja e banesave të tyre.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.
“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është shprehur më parë se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019./abcnews.al