Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar menjëherë pas lajmit që Danimarka do të dhurojë 1 milionë doza për Ballkanin Perëndimor.
Varhelyi, përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur kontributin e rëndësishëm të Danimarkës për Ballkanin Perëndimor, mes të cilave ndodhet edhe Shqipëria.
LEXO EDHE: Danimarka dhuron 1 milion vaksina AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor, përfiton Shqipëria
“Një përshëndetje e ngrohtë për këtë gjest dhe kontribut të rëndësishëm të Danimarkës në fushatën e vaksinimit të parterëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Bashkë më të fortë”, shkruan ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter./abcnews.al
Warm welcome to this important gesture by #Denmark and a significant contribution to the vaccination campaigns in our #WesternBalkans partners! #StrongerTogether #WeCare https://t.co/Zbkoj2k5yA
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 1, 2021