Pas rinovimit me Edvan Bakajn, Dinamo ka konfirmuar një tjetër lëvizje. Këtë herë bëhet fjalë për një afrim dhe nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi është vënë edhe Dorian Kërçiku.
“Dorjan Kërçiku është afrimi i radhës. 27-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re me Futboll Klub Dinamo.
Mbrojtësi i djathtë, pas disa eksperiencave me skuadra të ndryshme në Superiore, është bërë zyrtarisht pjesë e bluve”, njoftojnë 18-herë kampionët e vendit.
Kërçiku sezonin e fundit ishte pjesë e Laçit, ndërsa në të shkuarën ka luajtur me Tiranën, Skënderbeun, Partizanin dhe Teutën.
Me këtë lëvizje bëhet pjesë e listës së lojtarëve që kanë luajtur me të tria ekipet e kryeqytetit, listë që nuk është shumë e gjatë. /abcnews.al