Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur sot patrullimet e përbashkëta për sezonin veror.
Patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Morinë dhe në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.
Me këtë rast, Drejtorët e Policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli Jeton Rexhepi dhe nga Shqipëria, Edmond Tarkaj kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.
Drejtori Edmond Tarkaj, bëri të ditur për një plan masash të Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe aksidenteve në rrugët që të dërgojnë në bregdetin shqiptarë.
Ky është viti i dymbëdhjetë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror.
Patrullimi i përbashkët do të bëhet jo vetëm në rrugën e kombit por deri në jug të Shqipërisë./abcnews.al/