Janë të shumtë shqiptarët që vitet e fundit janë larguar drejt Gjermanisë për të punuar. Ndërkohë që ambasada gjermane shkruan se shqiptarët janë ende të privilegjuar. Në një postim në Facebook selia diplomatike rikujton rregullat e punësimit që janë në fuqi deri në fund të vitit 2023, ku thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës, teksa përpunimi i kërkesave për vizë ka nisur në 20 qershor pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.
“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.