Legia Warsaw ka fituar në miqësore kundër Lechia Gdansk me rezultatin 3-2 dhe gjurmë në të ka lënë edhe sulmuesi Ernest Muçi.
Lojtari i Shqipërisë U21, i cili në shkurt kaloi te polakët nga Tirana, u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë.
Pas gjashtë minutash në fushën e blertë ai shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, që në fund pati mundësin ëtë shënonte edhe të katërtin me penallti, por Rafael Lopes gaboi. /abcnews.al
Legia Warsaw – Lechia Gdańsk 3-2 (2-0)
Golat për Legian: Slisz 25′, Skibicki 39′, Muçi 51′