Manchester United nuk po arrin të rinovojë me Paul Pogba dhe ka filluar të mendojë për pasuesin e mesfushorit francez. Kampioni i botës (kontratë deri në 2020 me United) kërkon të nisë një aventurë të re.
Real Madrid, Juventus dhe Barcelona janë në garë për Pogba, për të cilin janë në lojë edhe disa skuadra nga Premier League. Mungesa e rinovimit do të detyrojë “Djajtë e Kuq” të shesin 28-vjeçarin.
SportBild shkruan se klubi britanik ka piketuar Leon Goretzka si pasuesin e Pogba. Drejtuesi të United kanë kontaktuar agjentin e mesfushorit gjerman ditët e fundit.
26-vjeçari është pjesë e rekordmenëve të futbollit gjerman prej verës së vitit 2018 dhe është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës bavareze. Ole Gunnar Solskjaer e vlerëson shumë si lojtar.
Goretzka ka edhe një vit kontratë me Bayernin dhe rinovimi nuk po vjen, pavarësisht lidhjes së madhe që ka ai me kampionët e Gjermanisë. Gjithsesi, interesimi nga United i bën qejfin dhe po shqyrton ofertën e marrë. /abcnews.al