Rinovimi me “presidentin”: Ka distancë mes palëve, Milani nuk dorëzohet

schedule10:18 - 30 Qershor, 2021

schedule 10:18 - 30 Qershor, 2021

Franck Kessie është një çështje për t’u zgjidhur te Milani. Mesfushori afrikan ka edhe një vit kontratë dhe palët kanë nisur negociatat në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit.

24-vjeçari është një nga pikat më të forta të kuqezinjve, të cilët nuk duan të humbasin shërbimet e tij. Një situatë si me Donnarumma dhe Calhanoglu është e patolerueshme dhe gjithçka duhet zgjidhur këtë verë.

Paolo Maldini i ofron 4 milion euro në sezon Kessie (gati dyfishi i asaj që përfiton momentalisht), por lojtari kërkon 6 milion euro. Diferenca mes palëve është e madhe, edhe pse dëshira për të arritur një akord ekziston.

 

Kessie

Sportmediaset shkruan se bisedimet në lidhje me rinovimin vazhdojnë dhe Milani do të sakrifikojë për “presidentin”, liderin e mesfushës së skuadrës së Stefano Piolit.

Marrëveshja finale mund të arrihet për shumën e 5 milion eurove + bonuse, teksa për Kessie ka interesim nga Premier League, aty ku do të përfitonte një rrogë edhe më të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!