Vllaznia vijon me nënshkrimin e kontratave me elementët e rinj që kanë spikatur me ekipin e të rinjve. Sot paradite nënshkroi mbrojtësi Geralb Smajli, kurse në mbrëmje radhën e ka pas një sulmues.
“Pas firmës së hedhur me mbrojtësin Geralb Smajli, pasditen e sotme KF Vllaznia ka firmosur me një tjetër futbollist 19 vjeçar të Akademisë tonë.
Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin Mersian Muliu. Kontrata e firmosur prej tij është 5-vjeçare dhe klubi i uron një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Vllaznia. /abcnews.al

