Mbeti pa nënë e baba pas vrasjes së 11 majit, Lidia e vogël tashmë në krahët e gjyshes

schedule21:10 - 29 Qershor, 2021

schedule 21:10 - 29 Qershor, 2021

Që nga pasditja e së martës, Susan Crouch mund të shohë sytë e vajzës së saj të ndjerë tek mbesa Lidia. Vajza e vogël iu dorëzua nënës së Caroline ditën e sotme pasi deri më tani kishte qenë në kujdesin e prindërve të Babis Anagnostopoulos.

Tashmë dy prindërit e 20-vjeçares së ndjerë do të kenë kujdestarinë e përkohshme të Lidias e cila ka mbetur pa prindër.

Në një video të publikuar nga mediat greke, Susan shihet në ballkon ndërsa në krahë mban mbesën dhe e përqafon. Në atë shtëpi u rrit edhe nëna e saj e cila u vra tragjikisht nga piloti 32-vjeçar më 11 maj.

Sipas vendimit të gjykatës, fëmija është përkohësisht në kujdestarinë e gjyshërve nga ana e nënës, ndërsa prindërit e Babis-it do mund ta shohin vajzën pesë ditë në muaj, për katër orë vetëm në ishullin e Alonissos-it. s.b/abcnews.al/