“Harry, edhe Hancock shënoi” dha efekt, Kane mbështetet edhe nga FA pas golit

schedule20:13 - 29 Qershor, 2021

schedule 20:13 - 29 Qershor, 2021

“Forca Harry, edhe Hancock shënoi” e The Sun rezultoi efikase, pasi Harry Kane shënoi ndaj Gjermanisë golin që bëri gjithë Anglinë të festonte dhe të mendonte për çerekfinalet e EURO 2020.

“Ngacmimi” i tabloidit britanik, duke përdorur ish-ministrin e Shëndetësisë që u kap me këshilltarën e tij duke u puthur, dha efektin e vet.

Nga ana tjetër Federata Angleze e Futbollit i ka dalë në krah sulmuesi Harry Kane, direkt pas ndeshjes me Gjermaninë, duke shkruar në rrjetet sociale: “Mos kini kurrë dyshime te ky njeri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!