Aktori i njohur turk Taner Olmez, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive” i ka dhënë fund beqarisë me Ece Çeşmioğlu. Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, çifti tha: “Ne jemi shumë të lumtur. Po e mbajmë dasmën tonë me pak të ftuar për shkak të pandemisë.” Mes të ftuarve në dasmë ishte dhe aktori i mirënjohur shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ndau disa fotografi në rrjete sociale.
Xhelilaj ndau një foto me dyshen e sapomartuar ndërsa iu uronte jetë të lumtur dhe një tjetër me aktorin ku shkruante: “Vëllai im i dashur”. /abcnews.al