Sipas raportimeve mëngjesin e së mërkurës, në aksin rrugor Fier-Patos , në afërsi të karburant “Braka Oil”, shtetasi N.T, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur një këmbësore. Shtetasja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetasi N.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetases së aksidentuar./abcnews.al
Aksident në Fier, këmbësorja në gjendje të rëndë
schedule09:36 - 7 Nëntor, 2018
schedule 09:36 - 7 Nëntor, 2018