Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku në një banesë janë gjetur tre fëmijë të pajetë. Mediat vendase bëjnë me dije se e dyshuara kryesore e kësaj ngjarje është nëna e tyre e cila ndodhet në burg.
Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles, ku në shtëpinë e nënës 28 vjeçare janë gjetur të pajetë nga policia, dy djem dhe një vajzë pa shenja jete në dhomën e gjumit.
Fëmijët u shpallën të vdekur në vend, ndërsa autoritetet po e cilësojnë rastin si të dyshimtë.
Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se policët që shkuan në vendin e ngjarjes më pas gjetën edhe një fëmijë tjetër që nuk po merrte frymë. Zyrtarët u munduan që të ofrojnë ndihmë të parë, por veprimi i tyre ishte i pasuksesshëm, sepse fëmijët nuk shfaqën shenja jete.e.su./abcnews.al