Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë, në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Automjetet kanë qenë të parkuara në afërsi të rrugës Transballkanike në qytetin e Vlorës. Njëra nga makinat ishte në pronësi të Ervin Pjero 31 vjeç, i cili është jurist në hipotekën e Vlorës. Nuk dihen ende shkaqet, por dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme në mjetin tip BMW, kurse mjeti tjetër ka marrë djegie për shkak se ishte parkuar pranë tij. Burime nga policia e Vlorës kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe ky është rasti i dytë në brenda dy ditesh në qytetin e Vlorës. /abcnews.al