“Audi” fluturoi në ajër makinën e familjes Gushi, dëshmia e 22-vjeçarit: Çelësat ia mora babait

schedule22:05 - 28 Qershor, 2021

schedule 22:05 - 28 Qershor, 2021

Igli Madani, drejtuesi i “Audi-it” që shkaktoi aksidentin fatal ku u shua e gjithë familja Gushi ka deklaruar se çelësat e makinës atë mëngjes ia kishte marrë të atit.

Gazetarja Xhensila Kodra, në studion e “Log.” me Endri Xhafon ka zbardhur dëshminë e 22-vjeçarit, për të cilin është dhënë masa “arrest me burg”.

Siç bën me dije gazetarja, babai i të riut, i cili është biznesmen i njohur nuk ka dashur që t’i japë çelësat e mjetit të birit, i cili do të shkonte drejt jugut me dy shokët e tij. Nga ana tjetër, Igli Madani përshkruhet nga rrethi i tij i ngushtë si aventurier për shpejtësinë.

“I ka kërkuar të atit çelësat e makinës. Këto janë edhe dëshmitë  tij që ka dhënë. Ka pohuar se i ka marrë çelësat të atit, ky i fundit nuk ka dashur ta lërë të largohet. Rrethi i ngushtë e njihte si aventurier për shpejtësinë. Edhe rrethi i gushtë i të afërmve e kishte ngritur si problematikë,” thekson gazetarja.

Nga ana tjetër vijon të mbetet e paqartë për hetuesit se kush ka qenë manovra e fundit e mjetit që çoi në aksidentin fatal.

“Në momentin e parë që ka ndodhur ky aksident është bërë edhe dinamika. Është tentuar që automjeti i drejtuar nga Igli të kryente një parakalim. Është ende e papërcaktuar se cila ka qenë manovra e fundit që ka çuar në përplasje. Mjeti i familjes është godit nga pas. Goditja ka qenë tepër e fortë. Toyota ka fluturuar në ajër dhe në momentin që ka dalë nga rruga ka pasur edhe disa rrotullime të tjera.

Për sa i përket mënyrës si ka lëvizur Audi. Për hetuesit një nga faktorët që ka ndihmuar që aksidenti të mos kishte fatalitet të madh për shkak të shpejtësisë nuk është mundur të frenohet. Ka pasur disa rrotullime të tjera edhe për Audi-n,” u shpreh gazetarja. g.v/abcnews.al