VIDEO/ Shezlongë dhe çadra të bëra hi, pamje nga Dhërmiu në nisje të sezonit turistik

schedule07:34 - 28 Qershor, 2021

schedule 07:34 - 28 Qershor, 2021

Shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt në jug të vendit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operon në këtë plazh!

Lexo edhe: 4 viktima, si nisi sherri që solli masakrën me armë në Velipojë

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.

Lexo edhe: Plazhi pas masakrës së Velipojës, pushuesit: U bë luftë, shteti të ndërhyjë, probleme të vazhdueshme

Kujtojmë se pak ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Njoftimi i policisë: Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D./abcnews.al/